E pabesueshme, zbulohet se si e fitoi ndeshjen Joshua (VIDEO)

32 Shares Share Messenger

Kampioni i botës Anthony Joshua e mbrojti për herë të parë titullin kundër Carlos Takam, me një nokaut teknik kontrovers në raundin e 10’të, pas të cilit të gjithë të pranishmit mbetën të befasuar, edhe vetë boksieri.

Në momente të caktuar Joshua nuk kishte paraqitjen shpërthyese sikurse ndaj Wladimir Klitschkos, por shikuesve mund t’i ketë ikur një detaj i rëndësishëm.

Shkaktari ishte pikërisht kundërshtari Takam, por jo me një goditje të ndaluar në  sportin e boksit.

Qysh në raundin e dytë, Takam e ka goditur me okë në hundë Joshuan, duke i shkaktuar lëndim që ia pamundësoi edhe frymëmarrjen normale anglezit 28 vjeç.

“Më duket se më është thyer hunda, nuk mundë të merrja frymë. Kjo mund të ishte një katastrofë e madhe. Duhet të kontrolloni situata të tilla. Po të tregoja ndonjë plogështi, referi do të ndërhynte dhe do të ndërprente duelin”, tha Joshua.

Në vitin 2018 ai do të ketë shumë angazhime, ndërsa planifikon të zhvillojë së paku tri duele, duke përfshirë edhe luftën për të fituar edhe titullin në versionin WBC ndaj amerikanit Deontay Wilder.

“Gjëja e parë që do të bëj është të shkoj te doktori të më rregullojë hundën. Pas kësaj do t’i kthehem stërvitjeve” u shpreh Joshua.

Share Messenger

Më të lexuarat