E pabesueshme: Referi i famshëm u pensionua pas këtij veprimi të Mourinhos

12 Shares Share Messenger

Një veprim i Jose Mourinhos duket e ka shtyrë njeriu që disa vjet më parë vlerësohej si referi më i mirë në Europë, të i jepte fund karrierës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mark Clattenburg në një intervistë për Men i Blazers.

“Po e referoja lojën ku Wayne Rooney e theu rekordin e Bobby Chalton, dhe Mourinho juri në dhomën time të zhveshjes. Ishte i pakënaqur lidhur me një penallti për prekje të topit me dorë, të cilën nuk ua dhashë”, ka kujtuar Clattenburg.

“U largova nga fusha në Old Trafford, që ishte stadiumi më i ftohtë, gjithmonë ka pasur lagështi dhe e tmerrshme, dhe të gjykoje Manchester Unitedin nuk ka qenë asnjëherë e lehtë”.

“Dukej sikur ai takim nuk do të përfundonte kurrë, edhe pse në fakt kisha paraqitje të mirë. Ai hyri në dhomën e zhveshjes duke kritikuar paraqitjen time për një prekje me dorë të cilën në fakt e kisha parë, dhe ishte e qartë se topi e preku në gjoks, dhe e dija se kisha të drejtë por ai megjithatë më shtyri të dyshoja pakëz”.

“Udhëtova 250 milje duke menduar se kisha bërë gabim të madh, dhe gruaja ime e vërejti se diçka kishte ndryshuar tek unë dhe mendova: A dëshiroj vërtetë të jem pjesë e kësaj? A dëshiroj vërtetë të vazhdoj me referim? E pyeta zemrën time, nuk po kënqesha më si dikur dhe më duhej të i jepja fund”, ka rrëfyer Clattenburg.

Isha gjyqtari anglez vendosi papritmas të pensionohej vitin e kaluar. Në vend të punës në fushën e lojës, ai pranoi të bëhej drejtues i referëve në Arabinë Saudite.

Share Messenger

Më të lexuarat