E pabesueshme, lirohet femra që u rrëmbye para 32 vitesh

Share Messenger

Një argjentinase e cila ishte rrëmbyer para 32 vitesh nga trafikantët, u ribashkua me familjarët e saj, pas një operacioni të policisë së Argjentinës dhe asaj të Bolivisë.

Lokacioni i gruas, e cila tanimë është 45-vjeçare, nuk dihej deri në fillim të këtij viti kur policia e kuptoi se ajo ndodhet në Bermejo, në jug të Bolivisë, raporton BBC.

Policia e gjeti shtëpinë ku ajo po mbahej e mbyllur dhe e liroi atë dhe djalin e saj nëntë vjeçar. Emrat e tyre nuk u zbuluan.

Në një prononcim që u lëshua më 25 dhjetor, policia e Argjentinës bëri të ditur se gruaja më në fund u lirua të kthehej në shtëpi te familja e saj, në Mar del Plata. Ajo dhe djali i saj u liruan më herët, gjatë këtij muaji.

Deklarata e lëshuar nuk përmbante ndonjë detaj se kush ishte përgjegjës për rrëmbimin e saj para 32 vjetësh.

Share Messenger

Më të lexuarat