E pabesueshme: Barcelona s’ka para për ta marrë Griezmannin

Share Messenger

Ditëve të fundit u dikutua për largmin e mundshëm të francezit Antoine Griezmannin nga Atletico Madrid, për t’u transferuar te gjiganti tjetër spanjoll Bareclona, mirëpo, edhe mund të duke e pabesueshme, kjo e fundit nuk ka para për të paguar klauzolën prej 120 milionë euro për sulmuesin e Atleticos.

Klubi katalonas ka kërkuar të bisedojë me Atletico Madridin për ta paguar pjesërisht shumën prej 120 milionë eurove në klauzolën e lojtarit, por klubi madrilen nuk ka pranuar, transmeton Gazeta Express.

Drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, ka këmbëngulur në dëshiron e tij për të mos biseduar fare me kampionin spanjoll. Drejtori Ekzekutiv i Barçës, Osacr Grau, ka tentuar në ditët e fundit ta bindë atë të negociojë, por Marin ka qenë i palëvizshëm në qëndrimin e tij.

Një gjë që ka mundur ta bëjë të mundur marrëveshjen mes klubeve, ishte kalimi i mbrojtësit Nelson Semedo në Atletico, lojtar i kërkuar nga Diego Simeone, por Ernesto Valverde dhe bordi i Barcelonës nuk kanë pranuar të ndahen me mbrojtësin e djathtë portugez, të cilin e shohin si të rëndësishëm për skuadrën sezonin që vjen.

Prandaj, tani Barcelona ka nisur të bisedojë me bankat për t’i mbledhur 120 milionë eurot e nevojshme për ta paguar klauzolën e lirimit të Griezmannit, sipas MARCA.

Share Messenger

Më të lexuarat