E nisin pa Astorin, “Artemio Franchi” 13 minuta në heshtje (Foto)

Share Messenger

Në një qetësi të pabesueshme ka filluar takimi Fiorentina – Benevento, e vlefshme për xhiron e 27’të në Serie A.

Afër 43 mijë të pranishëm në stadiumin “Artemio Franchi” mbajtën 13 minuta heshtje për nder të Davide Astorit, futbollisti italian që ndërroi jetë javën e kaluar për shkak të një sulmi në zemër.

Ndryshe nga herave tjera që mbahen vetëm një minutë heshtje, sot u mbajtën 13’të minuta për shkak se ky ishte numri që mbajti në fanellë 31 vjeçari.

Nuk munguan as lotët, derisa tifozët hodhën në qiell një numër të madh të balonave.

Për shkak të vdekjes së tij, numri 13’të është pensionuar nga dy klubet italiane, Fiorentina dhe Cagliari.

Astori ishte futbollist i akademisë së Milanit. Ai bëri afro 14 paraqitje me fanellën e Italisë, ndërsa luajti edhe për klube si Cagliari dhe Roma.

Share Messenger

Më të lexuarat