E ëma mendonte se ai kishte “fobi ndaj veturave”, u tmerrua kur kuptoi se çfarë gjendej nën ulësen (Foto)

Share Messenger

Një nënë u tmerrua kur kishte kuptuar se në ulësen e veturës së djalit të saj kishte gjetur një “gozhdë plastike”, e cila e kishte “therur” djalin e saj në shpinë për një vit e gjysmë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për djalin e Nichola Griffiths i cili përveçse nuk mund të rehatohej në ulësen e tij, shpeshherë edhe bërtiste, derisa ata ishin në udhëtim.

Momenti kur ata e kishin kuptuar një gjë të tillë ishte një ditë e nxehtë kur ata e kishin lidhur djalin e tyre për ulëse, derisa ai nuk kishte asgjë të veshur në pjesën e sipërme të trupit.

“Mendova se ishte fillimisht një bletë që e kishte pickuar, por nuk mund ta gjeja bletën në makinë”.

Familja e inspektoi ulësen që djali i tyre Max e kishte përdorur gjatë 18 muajve të fundit dhe gjeti një “gozhdë plastike” të fshehur nën pëlhurë.

Nichola tha: “Ishte sikur ta vendosnim atë në një dhomë torture çdo herë që shkonim diku. Mendonim se ai kishte fobi ndaj veturës”.

Share Messenger

Më të lexuarat