E çuditshme: Atletëve të Lojërave Olimpike u dhurohen 119 mijë kondomë

Share Messenger

Atletët që garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, Pyeonchang të Koresë së Jugut, kanë pranuar sot 119 mijë kondomë – numër rekord për këto lojëra.Sipas numrit të pjesëmarrësve, secilit garues i kanë rënë nga 38 kondomë, duke iu dhënë mundësinë që të “ngrohen” sapo pak në lojërat të cilat mund të jenë më të ftohtat në 20 vjetët e fundit shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.Prodhuesi që ka dhuruar prezervativët, nuk pret që të përdoren të gjithë. Nëse ajo do të ndodhte do të në garën që zgjat vetëm 16 ditë, do të ishte arritje.

Me gjithë sasinë e madhe të kondomëve të dhuruar, ka pasur atletë që e kanë vënë në dyshim cilësinë e tyre.“Mendoja se ata do të jenë me rrathë olimpikë, apo me ngjyra të ndryshme, por jo. Është mit”, ka thënë skitari, Adam Rippon.

Share Messenger

Më të lexuarat