E bën ‘horë’ Ronaldon për gjestet që bëri në Madrid

6 Shares Share Messenger

Cristina e ka thumbuar Cristianon për gjestet që bëri në Madrid pas humbjes 2-0 të Juventusit nga Atletico.
Modelja, aktorja dhe gazetarja e njohur spanjolle, Cristina Pedroche, ka reaguar pas veprimeve të Cristiano Ronaldos në Wanda Metropolitan.

Pas humbjes 2-0 të Juventusit nga Atletico, Ronaldo, i zemëruar me atë që i ndodhi skuadrës së tij, gjatë dhe pas ndeshjes ngriti 5 gishta duke treguar se i ka fituar 5 trofe të Champions League.

Në zonën mix, ai gjithashtu edhe foli: “Unë kam 5 Champions, Atletico zero”.

Ky veprim i CR7 ka irrituar të shumtë në Spanjë, dhe tani ka reaguar edhe aktorja dhe gazetarja e njohur spanjolle, Cristina Pedroche.

Ajo është tallur keq në emisionin e La Sexta, duke u zbathur dhe i vendosur këmbët në tavolinë.

“Është diçka e shëmtuar huh”, thotë Cristina për veprimin e CR7.

“Pasi i ngriti gishtat lart, mund ta ketë bërë edhe një gjë tjetër. Unë do t’i qesë edhe gishtat e këmbëve. 5 dhe 5 bëjnë 10, edhe 5 gishta në këtë dorë bëjnë 15, dhe katër të tjerë 19, janë milionat që ai duhej t’i paguante për problemet me taksa”, deklaroi Cristina, që ngjalli të qeshura për hedhjen e këmbëve mbi tavolinë.

 

 

 

Share Messenger

Më të lexuarat