E ardhmja e sigurt, Kosova U21 përmbys Norvegjinë për një fitore të madhe

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kualifikueset për Kampionatin Evropian, duke mposhtur Norvegjinë 3:2 në stadiumin ‘Adem Jashari’.

Kjo fitore bëhet edhe më spektakulare kur dihet se Kosova ia doli ta përmbys rezultatin nga 0-2 në 3:2, ndaj përfaqësueses që në skuadër kishte edhe Martin Odegaard, talentin e Real Madridit.

Norvegjia pati fillim më të mirë të ndeshjes, duke shënuar dy herë për 0-2, me anë të Thorsby në minutën e 5’ dhe Odegaard në minutën e 36’.

Në fund të pjesës së parë, Kosova barazoi rezultatin duke shënuar me anë të Bytyqit në minutën e 41’ dhe Hasanit në minutën e 43’.

E për fitoren e Kosovës, u përkujdes Enis Bytyqi, që në minutën e 87’ shënoi për përmbysjen e rezultatin në 3:2, teksa ky ishte goli i dytë i tij personal në këtë ndeshje.

Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e zhvillon ndaj Gjermanisë.

Share Messenger

Më të lexuarat