Dygolëshi i Milot Rashicës ia lehtëson Werderit, fitore e thellë në ‘Weserstadion’

Share Messenger

Pas fitores historike kundër Borussia Dortmundit në “DFB-Pokal”, ku edhe u kualifikua në çerekfinale, Werder Bremen ka regjistruar tjetër fitore të rëndësishme, ku kësaj radhe mposhti Augsburgun në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Në kuadër të javës së 21-të, në ndeshjen e zhvilluar në “Weserstadion”, Werderi ia doli ta mposhtë Augsburgun me rezultat të thellë, 4:0.

Në këtë ndeshje, Milot Rashica kishte besimin e plotë të startonte nga minuta e parë dhe paraqitja e tij ishte mbresëlënëse.

Mesfushori i talentuar kosovar shënoi dy gola në pjesën e parë për skuadrën e tij.

Reprezentuesi kosovar shënoi në minutën e pestë dhe 29-të për ta marrë vëmendjen gjithandej, teksa në këtë pjesë, një gol i takoi edhe Eggestein.

Megjithatë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Rashica u detyrua ta lëshojë fushën shkaku i një lëndimi duke e mbyllur ndeshjen me dy gola. Në pjesën e dytë, Werder Bremen shënoi edhe një gol permes Mohwald për ta fituar takimin me rezultat, 4:0.

Kështu, Rashica në vitin 2019, arrin në kuotën e katër golave. Me këtë fitore, Werderi mbetet në vendin e dhjetë me vetëm 30 pikë të grumbulluara pas 21 javësh.

Share Messenger

Më të lexuarat