Dy shtetas të Maqedonisë mes viktimave në ndeshjen zinxhirore në Serbi

10 Shares Share Messenger

Dy shtetas të Maqedonisë janë në mesin e viktimave në ndeshjen zinxhirore që ka ndodhur sot në autostradën Beograd-Nish, në drejtimin mes qyteteve Qupria dhe Jagodina.
Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas shkrimit të Blicit serb, jetën e kanë humbur edhe pesë shtetas serbë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për MIA-n deklaruan se nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd tani për tani nuk kanë asnjë konfirmim zyrtar nga MPB-ja serbe për shtetas të vdekur të Maqedonisë.

Në aksidentin rrugor, sipas informacioneve me të cilat disponon Ministria serbe e Punëve të Brendshme, janë lënduar 27 persona të cilët janë transferuar në spitalin në Jagodinë dhe Qupria.

Në aksident janë përfshirë 34 automjete, ndërsa shkak për aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 7:30 e mëngjesit të sotëm, ka qenë mjegulla e dendur.

 

Share Messenger