Dy “shqiponja”, Rey Manaj është i Barcelonës, e mirëpret Kabashi

Share Messenger

Rey Manaj mund të quhet zyrtarisht futbollist i Barcelonës B.

Sulmuesi 22-vjeçar ka kaluar testet mjekësore dhe i është bashkuar skuadrës se re, që militon në Segunda Division B.

Manaj do të jetë shok skuadre me 19-vjeçarin me origjinë nga Skenderaj në Kosovë, Labinot Kabashi.

Është pikërisht ky i fundit që ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku i uron mirëseardhjen vëllait të tij shqiptar.

Një foto që tregon shumë më tepër se fjalët: Kabashi dhe Manaj janë “shqiponjat” e Barcelonës.

Share Messenger

Më të lexuarat