Dy drejtorët e VV-së të shkarkuar nga Shpend Ahmeti, flasin rreth largimit nga qeverisja

3 Shares Share Messenger

Dy drejtorët e Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, të shkarkuar nga kryetari Shpend Ahmeti, Nora Kelmendi dhe Arben Vitia kanë folur në një konferencë për media.Nora Kelmendi, e cila ishte drejtoreshë në Drejtorinë e Kadastrit, tha që përmes këtij veprimi Shpend Ahmeti ka treguar që ka mungesë guximi.“Vendimin e tij për shkarkim ai e bëri publik në një televizion. Kjo tregon qyqallek edhe mungesë guximi që ai ka. Shpendi nuk arriti t’i gjejë as pesë minuta të flasë më ne. Kjo tregon se ai ka hequr dorë nga program i Vetëvendosjes që ka fitu”, tha Kelmendi raporton ‘Gazeta Blic’.

Po ashtu edhe drejtori tjetër i shkarkuar, Arben Vitia tha që Shpend Ahmeti po ik nga ballafaqimi me drejtorët e Vetëvendosjes.“Mbrëmë në ora 20:00 e kuptova për shkarkim, ai ka mundur të na sqarojë këtë. Kjo flet shumë për një ikje nga ballafaqimi, ai edhe kur është larguar nga Vetëvendosje ka vepruar njëjtë. Nuk ishte çudi që shkarkimi ndodhi përmes një studio televizive”, tha Vitia.Vitia tha që Shpend Ahmeti, nuk iu ka dhënë asnjë sqarim pse dëshiron ta largojë Vetëvendosjen nga Qeverisja. Ai shtoi se ka muaj që kryetari Ahmeti nuk komunikon me dy drejtorët e VV-së.

Share Messenger