Duka triumfon në UEFA, zgjedhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv

Share Messenger

Sot në Romë është zhvilluar Kongresi i 43-të i UEFA-s që kishte në rendin e ditës zgjedhjen e Presidentit të UEFA-s dhe antarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pozicion për të cilin kandidonte dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Presidenti Duka ka arritur të zgjedhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane për një mandat katërvjeçar.

Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufinjtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Duka në qeverinë e futbollit europian.

Në këtë Kongres Aleksandër Ceferin u rizgjodh President i UEFA-s duke marrë një mandat për katër vitet në vazhdim.

Detyrat dhe përgjegjësitë e një antari të Komitetit Ekzekutiv në UEFA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organizmi ekzekutiv suprem i UEFA-s. Përbëhet nga Presidenti UEFA-s dhe 16 antarë të tjerë, nga të cilët të paktën një femër, që zgjidhen nga Kongresi i UEFA-s, dy antarë zgjidhen nga Shoqata e Klubeve Europianë (ECA) dhe një antar që zgjidhet nga Ligat Europiane, të ratifikuara nga Kongresi, të gjithë me të njëjtat të drejta dhe detyra si të gjithë antarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv.

Antarët dhe zëvëndëspresidenti

Komiteti Ekzekutiv nuk mund të ketë më shumë se një antar nga një federatë që është antare e UEFA-s. Ky rregull nuk aplikohet për antaret femra ose për antarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur nga ECA dhe Ligat Europiane. Çdo antar i Komitetit Ekzekutiv, me përjashtim të Presidentit dhe antarëve të gjinisë femërore, ka një rol aktiv (përshembull president, zëvëndëspresident, sekretar i përgjithshëm ose administrator i deleguar) në Federatën respektive. Komiteti Ekzekutiv zgjedh një zëvëndës president të parë, katër zëvëndës president të tjerë nga propozimet e Presidentit të UEFA-s. Presidenti mund ti japë funksione specifike ndaj cilitdo nga zëvëndës presidentët.

Zgjatja e mandatit

Mandati i Presidentit dhe i antarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur në Kongres ka një kohëzgjatje katër vjeçare. Tetë antarë dhe presidenti, zgjidhen çdo dy vite. Zgjatja e mandatit të dy antarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur nga ECA dhe nga Ligat Europiane është katër vjeçare. Asnjë person nuk mund të jetë president ose antar i Komitetit Ekzekutiv më shumë se tre mandate, si rradhasi por edhe të ndarë. Nuk mund të zgjidhen antarë me moshë mbi 70 vjeç. Nëse një vend lihet vakand, në Kongresin e zakonshëm të rradhës zgjidhet një antar zëvëndësues deri në fund të mandatit të atij që largohet. Nëse vendi lihet vakant gjatë vitit të fundit të mandatit nuk zgjidhen antarë zëvëndësues.

Mandati i presidentit dhe antarëve të Komitetit Ekzekutiv fillon me mbylljen e kongresit në të cilin zgjidhen dhe përfundon në mbyllje të kongresit në të cilin zëvëndësuesit zgjidhen dhe ratifikohen.

Pushteti

Komiteti Ekzekutiv mund të adoptojë rregulla dhe vendime mbi të gjitha çështjet që nuk kanë të bëjnë në juridiksionin legal ose statutor të Kongresit të UEFA-s ose të një organi tjetër. KE administron UEFA-n, me përjashtim të rasteve kur të tilla aktivitete janë deleguar, ose disa detyra menaxhimi i janë deleguar nga Statutet e UEFA-s presidentit të UEFA-s ose Administratës UEFA.

Detyrat

Komiteti Ekzekutiv kryen këto aktivitete që kanë karakter të patransferueshëm:

*Kontrolli i përgjithshëm i UEFA-s dhe komunikimi i udhëzimeve të nevojshme

*Përcaktimin e strukturës organizative

*Monitorim dhe supervizim i (Regolamentazione e supervisione della contabilità

*Zgjedhjen e pesë antarëve të Komitetit UEFA për administratën dhe disiplinën si edhe komunikimin e termave referues.

*Zgjedhja e një Sekretari të Përgjithshëm dhe një zëvëndës sekretari të përgjithshëm nga propozimi i Presidentit

*Shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm ose zëvëndës sekretarit të përgjithshëm pas propozimit të Presidentit ose pas një vendimi të mbështetur nga të paktën dy të treta e antarëve të Komitetit Ekzekutiv.

*Supervizim total të administrimit të UEFA-s, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm dhe zëvëndës sekretarin e përgjithshëm, lidhur me respektimin e ligjit, të statuteve, të rregulloreve dhe të urdhëresave; aprovimin e biznes planit vjetor për administrimin e UEFA-s.

*Realizimin e një relacioni të shkruar për tu prezantuar në Kongresin e zakonshëm

Komiteti Ekzekutiv mund të delegojë përgatitjen dhe zbatimin e vendimeve të saj, ose aktivitetet e supervizimit tek një ose më shumë antarë. Komiteti është gjithashtu i autorizuar të delegojë aktivitetet menaxhuese, të gjitha ose pjesërisht, te Presidenti i UEFA-s, te një ose më shumë antarë të Komitetit dhe te administrata e UEFA-s.

Mbledhjet

Si rregull i përgjithshëm, Komiteti Ekzekutiv mblidhet çdo dy muaj dhe thërritet nga Presidenti. Presidenti mund të ftojë palë të treta në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv në cilësinë e konsulentëve. Komiteti ka një kuorum të barabartë me gjysmën e antarëve votues përfshirë Presidentin e UEFA-s ose, në mungesë të tij, një zëvëndës president.

Vendimet

Vendimet e Komitetit Ekzekutiv kanë efekt të menjëhershëm me përjashtim të disa dispozitave të Komitetit Ekzekutiv. Një antar i Komitetit Ekzekutiv ose Presidenti nuk marrin pjesë në çështje ose pika problematike që kanë të bëjnë me Federatën ose skuadra të vendit të tij, ose në raste të të tjera që mund të përbëjnë konflikt interesi.

Share Messenger

Më të lexuarat