Dua Lipa me të arritur në Prishtinë me deklaratë befasuese për Ritën dhe Beben

24 Shares Share Messenger

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur në Prishtinë dhe ka dhënë një konferencë për mediat ku theksoi se ky është vetëm fillimi i karrierës së saj.

“Gjithmonë ka diçka më shumë me arrit, prej gjerave të vogla bëhen gjerat e mëdha. Është vetëm fillimi i karrierës. Jam e lumtur që kam njerëz që me ndihmojnë dhe më përkrahin.

Kemi pasur dëshire të vijnë dhe tjerë. Kemi qef me pas Rita Orën, Bebe Rexhën, e shumë të tjerë, shumë e më shumë femra ne festival.

Befasia është që kam më u vesh kuq e zi”. tha Lipa.I pranishëm në konferencë ishte dhe organizatori i festivalit “Sunny Hill“, babai i Duas, Dukagjin Lipa.

“Ky festival është duke u bërë ndër më të mëdhenj në ballkanin perëndimor. I falënderoj artistët dhe të gjithë që na kanë mbështetur dhe komunës së Prishtinës që na kanë ndihmuar”, tha ai.“Festivali Sunny hill“do fillojë të premten, dhe do ketë këngëtarë të shumte që do të performojnë.

Share Messenger

Më të lexuarat