Dua Lipa performoi me 60 vajza në skenë, mediet e huaja shkruajnë për paraqitjen e saj

Share Messenger

Dua Lipa dhuroi performancë epike në “MTV EMA”.

Dua Lipa rrëmbeu gjithë vëmendjen teksa vallëzoi gjatë performancës së saj në MTV Europe Music Awards, shkruan Metro.co.uk.

24-vjeçarja dhuroi një perormancë mahnitëse teksa performoi “Don’t Start Now”, para një shumëllojshmërie ngjyrash.

Vallëtaret e saj ishin veshur me ngjyrë të verdhë, ndërsa Dua u vesh me një kostum ngjyrë të zezë, shumë të hapur tek gjoksi.

Kënga është pjesë e albumi të saj të dytë, i cili ende nuk është publikuar dhe është vazhdim i albumit të saj debutues në vitin 2017.

I dashuri i saj, Anwar Hadid, ishte aty për ta mbështetur atë gjatë performancës dhe i dhuroi një puthje në faqe pasi e përdundoi atë.

Share Messenger

Më të lexuarat