“Dridhet” Serbia, ja çka po e pret nga kosovarët e Zvicrës

103 Shares Share Messenger

Tradita kosovare e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Valon Behramit, do të thotë se mund të ketë “një gjilëpër” shtesë për takimin shumë të rëndësishëm ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.

Kështu e nis artikullin e saj The Guardian, për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë e cila do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.

Pas mediave zvicerane e serbe, kjo ndeshje ka bërë jehonë edhe në mediat e tjera ndërkombëtare. Kjo për shkak se te Zvicra janë katër shqiptarë që do të ballafaqohen me Serbinë.

E gjithë buja nisi nga fotografia të cilën Xherdan Shaqiri e publikoi në Instagram, e ku shihej edhe flamuri i Kosovës. Kjo shkaktoi një reagim të madh sidomos te serbët, transmeton lajmi.net.

“Kur Xherdan Shaqiri do të ecë nëpër Kaliningrad, ai nuk do të ketë mbathur vetëm një këpucë sportive. Në anën e djathtë të këpucëe, ai do ta ketë edhe flamurin e Kosovës”, nis shkrimi i prestigjozes britanike.
Këpucët e Shaqirit kishin nxitur reagimin e sulmuesit serb, Aleksandar Mitroviq.

“Nëse ai e do aq shumë Kosovën, pse refuzoi të luajë për shtetin e tij”, kishte thënë lojtari serb.
“Shaqiri ka bërë publike ndjenjat e tij duke postuar një foto në Instagram. Kjo shkaktoi reagim në rrjete sociale duke e quajtur si provokim. Dhe duke ndezur edhe më shumë ndeshjen”, vazhdon artikulli i The Guardian.

Tutje gazeta e njohur tregon detaje nga prejardhja e tre lojtarëve të Kosovës, që si pasojë e luftës ikën në Zvicër.

“Granit Xhaka, Valon Behrami dhe të tjerët nga Kosova janë larguar me familjet e tyre para se të shkatërroheshin nga lufta me Serbinë. Dhe rezultatai solli një konfiguracion modern të futobllit. Parra se Kosova të njihej në UEFA dhe FIFA, këta djem ishin zëri më i zjarrtë në skenën ndërkombëtare. Zvira me rreth 200 mijë banorë të Kosoës, gjetën mbështetje edhe te ekipi kombëtar”, shkruan The Guardian.

Teksti i shkruar nga gazetari Nick Ames, vazhdon të tregojë për momentet e gëzimit në Prishtinë pas golit të shënuar nga Zvicra në ndeshjen kundër Brazilit.

“Goli i barazimit nga Steven Zuber solli gëzim nëpër kafiteritë e Prishtinës. Vullneti i mirë ende mbetet prezentë, por këtë vit emocionet janë ulur për një ose dy nivele ndoshta për shkak se Kosova është gjithnjë e më e sigurt në lëkurën e saj të futbollit. Ekipi kombëtar menaxhohet nga Bernard Challandes dhe është duke u përmirësuar në mënyrë intensive”, thuhet në raport tutje, transmeton lajmi.net.

“Sidoqftë krenaria do të jetë e pakufijshme nëse Shaqiri, Xhaka ose Behrami luajnë rol vendimtar në ndonjë fatkeqësi serbe. Të tre u kërkuan nga Kosova në vitin 2012. Xhaka kishte thënë se do të bënte gjithçka që mundet, e edhe Shaqiri gjithashtu. Por FIFA konfirmoi se nuk do të mund të bëhen lëvizje”, shkruan gazeta e njohur britanike.

Në këtë raport të gjatë, theksohet se një kualifikim i Zivcrës dhe eleminim i Serbisë do të ishte festë për dy kombe në të njëjtën kohë.

“Tani të paktën ata mund të japin goditje për dy kombëtaret në të njëjtën kohë. Pas fitores ndaj Kosta Rikës shpërthyen deklarimet se Kosova është Serbi. Atmosfera e tillë ka gjasë të jetë edhe të premten”, shkruan gazetari britanik.

“Ndoshta vëmendja e Kosovës do të jetë në këmbën tjetër, ku është flamuri i Kosovës”, përfundon ky raport.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00. Për Zvicrën fitorja është e domosdoshme pas barazimit në ndeshjen e parë me Brazilin.

Share Messenger

Më të lexuarat