Dreshaj përmbysë rezultatin në Istog përballë Rugovës

12 Shares Share Messenger

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për komunën e Istogut , Gani Dreshaj ka fituar 1475 votat me kusht kundrejt kundërkandidatit të tij, Haki Rugova me 133, ndërsa vota të pavlefshme ishin gjithsejë 5.

Ai me këtë rast ka përmbysur rezultatin në Istog.

Sipas rezultateve të KQZ-së për balotazhin e së dielës, Haki Rugova kishte marrë 51,88%, ose 9247 vota, teksa 48,12% ose me vota 8576, Gani Dreshaj.

E plotësuar:

Gani Dreshaj sipas rezultatit të numërimit të votave me postë, e edhe atyre preliminare, ka përmbysur epërsinë e kandidatit të LDK’së Haki Rugova, dhe ka marrë drejtimin e komunës së Istogut.

Dershaj ka marrë 1 mijë e 394 vota nga ato me postë dhe me kusht, ndërsa kundërkandidati i tij Haki Rugova nga LDK, ka marrë vetëm 60 vota.

Nga 709 me postë të numëruara deri tani në QNR, 705 prej tyre dalin të kenë votuar për kandidatin e AAK’së, Gani Dreshaj, dhe vetëm 4 sosh për kandidatin e LDK’së, Haki Rugova, i cili sipas rezultateve prelimintare të votave të rregullta të numëruara nëpër vendvotime, kishte dalë i pari me 671 vota epërsi. 

Edhe pse ende ka vota me postë që do të numërohen për këtë komunë, pasi deri tani janë numëruar vetëm ato të tri qendrave të votimit, numërimi i votave të deritanishme, ka përmbysur rezultatin preliminar, dhe tani në epërsi me vota është kandidati i AAK’së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj. Kur numërohen 705 votat të tij me postë dhe ato të rezultatit preliminar, del që Dreshaj është 31 vota përpara Haki Rugovës së LDK’së.

Dreshaj ka siguruar pothuajse të gjitha votat e diasporës.

Deri sot pa këto vota rezultati e nxirrte Rugovën fitues me 51 88 për qind, kurse Dreshajn të dytin me 48, 12 për qind, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme është vendosur që pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, dy komunat më të mëdha, Prishtina dhe Prizreni do të shkojnë në rinumërim.

Share Messenger

Më të lexuarat