Drenica hynë në Librin e Guinnes, prej sot njihet në botë jo vetëm për trimëri por edhe talent (Pamjet)

714 Shares Share Messenger

Para pak minutash në komunë e Skenderajt u nda certifikata e hyrjes në Librin e Guinnes, ku kjo komunë ka hyrë nëpërmjet punimit të lules më të madhe në botë të stilit Origami e të punuar nga Arbnora Fejza – Idrizi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se tash e tutje Drenica do të njihet jo vetëm për trimëri por edhe për talent. Ai ka thënë se lajmi i mirë për Kosovën ka arhd pikërisht në ditën kur Kosova u bë me Ushtri.

Ndërkaq Arbnora Fejza Idrizi, autorja e punimit, u shpreh me shumë emocione, duke thënë se është krenare që arriti ta përfaqësojë Skenderajn dhe Kosovën.

Ajo shpjegoi se punimet e luleve Origami janë të njohura vetëm në Japoni dhe Kinë por ajo ka arritur që të përmbush synimet e saj dhe të realizojë lulen.
Ajo ka punuar një lule origami me diametra 13 metra me 13 dhe 168 metra katrorë.

Ajo po ashtu tha se po punon në një rekord të ri, po punon vazon më të madhe në botë me lule të punuara nga flamuj që kanë njohur shtetin e Kosovës.

“Iu them të rinjve mos u dorëzoni sepse me punë të gjitha ëndrrat mund të realizohen”, tha ajo.

Lulja u punua me letër gatimi.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatës së pranuar nga Guinnes, po ashtu është shfaqur edhe dokumentari për realizimin e lules origami.

Share Messenger

Më të lexuarat