Djali i Ukshin Hotit godet rëndë Albin Kurtin për flamurin kombëtar

Share Messenger

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, ka goditur rëndë deputetin e Vetëvendosjes Albin Kurti rreth çështjes së flamurit kombëtar.

Ai ka thënë se Albin Kurti gjithmonë e ka përdorur flamurin kombëtar vetëm si kartmonedhë politike, duke manipuluar ndjenjat e qytetarëve.

Statusi i plotë i deputetit Andin Hoti:

Flamuri kombëtar simbolizon historinë tonë të lavdishme dhe nuk është e lavdishme që ai të përdoret si kartëmonedhë politike. Albin Kurti e ka trajtuar gjithmonë kështu flamurin, duke manipuluar me ndjenjat e qytetarëve.

Flamuri mbrohet deri në flijim kur është në rrezik, kurse në liri dashuria dhe respekti për të manifestohet me përkushtimin ndaj interesave të vendit.

Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte atë, ndërsa tani e mban në xhep për ta përdorur sa herë t’i duhet për kalkulimet e tij politike. Albin Kurti kishte refuzuar të kapte armën për ta mbrojtur vendin dhe flamurin, ndërsa sot krekoset paturpësisht, duke keqpërdorur procesin politik nëpër të cilin po kalojmë. Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë dhe të zgjedhurit e popullit, sidomos ata që po e keqpërdorin flamurin kombëtar për spektakël mediatik, duhet ta kuptojnë domosdoshmërinë e respektit ndaj të gjitha komuniteteve.

Share Messenger

Më të lexuarat