Djali i Sami Lushakut ia vendos fotogafinë e Thaçit në Kuvend Vjosa Osmanit

Share Messenger

PDK’ja vendosë fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi, në Kuvendin e Kosovës, në pjesën nën flamurin e Republikës së Kosovës.

Deputeti Mërgim Lushtaku nga PDK’ja ka vendosur fotografinë nën flamurin e vendit, derisa kryeparlamentrarja po fliste për pikat e rendit të ditës.

E gjithë kjo vjen si protestë ndaj Vjosa Osmanit e cila ka hequr nga zyrja e kuvendit të saj fotografinë e Thaçit, dhe ka e vendosur të Presidentit Rugova.

PDK ka kundërshtuar një veprim të tillë të Osmanit, duke e quajtur kundërligjore. Ndërkaq, kryetarja Osmani ditë më parë ka thënë se nuk e ka larguar nga zyra, por vetëm e ka zhvendosur në një kënd tjetër të zyrës.

Ajo ka thënë se nuk ka shkelur ligjin dhe nuk do të merret më me këtë çështje.

Share Messenger

Më të lexuarat