Ditën qe dyshohet se e përdhunoi Mayorgan, ja cfarë bëri Ronaldo

11 Shares Share Messenger

Xhirimet dhe videot tregojnë Cristiano Ronaldon para nëntë viteve ku shihet duke u relaksuar në një pishinë të hotelit në Las Vegas pak orë kur modelja amerikane thotë se u dhunua nga ai
Video thuhet se ka filmuar tërë ngjarjen e 13 qershorit të vitit 2009, të njëjtën ditë kur Kathryn Mayorga thotë se ajo u sulmua seksualisht nga futbollisti në suitën e hotelit në orët e hershme të mëngjesit.

Ronaldo, atëherë 24 vjeçar, shihet në pishinë duke pirë, duke notuar dhe duke marrë një mesazh derisa merr diell në hotelin Palms Place në Las Vegas.

Xhirimi ka dalur pas raporteve të mediave spanjolle që thonë se ish klubi i Ronaldos, Real Madridi që nënshkroi me të në atë verë, kishte paguar 287 mijë funte apo më shumë se 300 mijë euro që t’ia mbyll gojën Mayorgas.

Futbollisti ateroi në Lisbonë të dielën nga baza e tij e re në Itali ku u takua me avokatët e tij, shkruan njëri prej tabloidëve kryesor në Portugali, transmeton GazetaExpress.

Ai më vonë ishte fotografuar duke u relaksuar në vendin ekskluzivë, Sky Bar në kryeqytetin portugez me të dashurën e tij spanjolle, Georgina Rodriguez.

Correio da Manha shkroi të mërkurën që strategjia mbrojtëse e Ronaldos kundër këtyre akuzave do të përfshinë edhe ish klubin e tij, të cilët kishin nënshkruar një marrëveshje që rasti mos të shkojë në gjykatë në mënyrë që të mbrohet imazhi i tij.

Mayorga ka pranuar se ajo ka arritur një marrëveshje për 287 mijë funte me Ronaldon më 2010 si shkëmbim për ta fshehur rastin para se policia ta hedh poshtë akuzën origjinale.

Futbollisti 33 vjeçar i Juventusit, tani përballet me një hetim nga policia amerikane për akuzat e saj se Ronaldo e ka dhunuar atë në hotel në Las Vegas më 2009, pasi që e kishte ftuar në suitën e tij në penthouse.

Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro publikoi një mesazh të ri në mbështetje të djalit të saj në Instagram.

Ajo postoi një fotografi të saj duke u relaksuar në një komode me mesazhin: Madje edhe kur ne jemi të ndarë, ne jemi me ty.

“Gjithçka do të kthehet në vendin e duhur. Zoti është i madh”.

Tabloidi spanjoll, Correio da Manha, ka cituar burime “të afërta më rastin”.

“Një ndër argumentet kryesore të yllit është se ai do të përdor presionin për marrëveshjen që ka nënshkruar për ta paguar gruan amerikane. Futbollisti sapo kishte nënshkruar një kontratë të madhe me Real Madridin dhe klubi ishte i shqetësuar për imazhin e tij”, shkruan kjo gazetë.

“Shqetësimet e tyre u rriten, gjatë pushimeve të tij në SHBA, kur Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes dhe madje ishte fotografuar duke u shoqëruar me Paris Hilton. Investimi i bërë nga Real Madridi ishte i madh dhe edhe pse ata nuk dyshonin në kualitetin e lojtarit, klubi ishte i vetëdijshëm për sjelljet e lojtarit jashtë fushes”.

Gazeta insiston që Ronaldo ishte kundër kësaj ideje që të nënshkruante një marrëveshje të këtillë para se Real Madridi të involvohej.

Real Madridi nuk u përgjigj menjëherë, te cilat gjëra u përsëritën edhe sot në Itali ku luan Ronaldo.

Një punëtor i Real Madridsit ka thënë sot gjatë drekës se sot askush nga zyra e shtypit nuk ishte në dispozicion.

Babai i katër fëmijëve, Cristiano, i cili i ka përshkruar akuzat e Mayorga’s si “lajme të rreme” dhe ka përshkruar dhunimin si një “krim të neveritshëm”, ishte fotografuar i lumtur dhe i relaksuar me të dashurën e tij të hënën në një tarracë te hotelit Tivoli në Lisbonë.

Ai ateroi në kryeqytetin portugez të dielën me avion privat pavarësisht se nuk do të luan për Portugalinë të enjten kundër Polonisë dhe Skocisë të dielën.

Cristiano po ashtu nuk do të ftohet nga Portugalia edhe në ndeshjet e nëntorit kundër Polonisë përsëri dhe Italisë.

Ndeshja e radhës e klubit të tij është më 20 tetor në shtëpi kundër Genoas.

Nëna e tij Dolores dhe motra Katia e kanë mbështetur atë në rrjetet sociale të hënën duke postuar fotografi të tij me pelerinën e Supermanit dhe duke shkruar statuse:

“Dëshiroj të shoh kush ka kurajën për ta vendosur këtë foto në profilët e tyre për një javë dhe ta shpërndajnë atë”.

Policia e Las Vegasit ka thënë sot se ata do ta marrin në pyetje Cristianon për akuzat për sulm seksual të Mayorgas. Ajo ka kërkuar që rasti të rihapet në gusht të këtij viti.

Share Messenger

Më të lexuarat