Dikur shok me Neymarin, sot në prova te skuadra e njohur e Kosovës

Share Messenger

Nënkampioni i Kosovës, FC Prishtina, po vazhdon me përgatitjet për sezonin e ri dhe që nga 15 korriku kanë filluar me stërvitjet dy herë në ditë.

Gjatë këtyre stërvitje, skuadra e Prishtinës është duke sprovuar edhe tre futbollistë. Një brazilian, jugkorean dhe ish mbrojtësin e kategorive të reja të Osijekut në Kroaci, Adem Jahaj.

Futbollisti brazilian quhet Davi Ferrari dhe si i ri në grupmosha ka pasur një karrierë të bujshme, madje ka qenë edhe shok skuadre me yllin brazilian, Neymar.

Ferrari së bashku me yllin brazilian, Neymar

Ai ka luajtur për Fluminensen dhe Flamengon, ndërsa ishte tubuar edhe nga kombëtarja braziliane për të rinj.

Davi luan në pozitën e mesfushorit dhe pritet që së shpejtë të merret vendim për të, sikurse edhe për të tjerët që janë në prova, teksa në Prishtinë Davi ka ardhur me rekomandimin e menaxherit Ben Ademi.

Share Messenger

Më të lexuarat