Detaji i 8-shit të diamanteve që nuk e keni vërejtur për vite me radhë, po ‘çmend’ rrjetet sociale!

4 Shares Share Messenger

Zbulimi i një numri të fshehur në njërën nga kartat e bixhozit është gjëja më e fundit virale në internet.Numri i fshehur tetë në kartën me diamant ose të numrit 8 ka qenë diçka e fshehur pas gjithë kësaj kohe. Por një përdorues i Twitterit ka arritur ta identifikojë atë, duke publikuar një fotografi të kartës.Përdoruesi i Twitter shkroi:

Çfarë moshe ishit kur e patë parë 8 në mes të 8 diamanteve?”Në pamje të parë, karta shfaq vetëm tetë forma të vogla diamanti të kuq. Por kur shikon më pranë formës së bardhë mes diamanteve, një tjetër numër tetë bëhet qartë i dukshëm. Zbulimin për numrin tetë në kartë gjithashtu është bërë një mundësi për njerëzit që të ndajnë imazhe të tjera të fshehura në logot e njohura.Për shembull, një përdorues në Twitter shpërndau një foto të logos Toblerone, e cila nga një përspektivë më e afërt rezultonte në një mal. Ndërkaq, një tjetër vuri në dukje shigjetën nga A në Z në logon e kompanisë së njohur Amazon.

Share Messenger

Më të lexuarat