Deputetja shqiptare në Zvicër thotë se ndryshimi vjen me Vetëvendosjen

Share Messenger

Deputetja shqiptare në kuvendin kantonal në Cyrih të Zvicrës, Qëndresa Sadriu i ka dalë në mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurtit.

Sipas Sadriut, ndryshimi në Kosovë vjen vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet.

“S’ka asgjë prej politikës”. Ky mendim është armiku më i madh i demokracisë. Të gjithë varen nga politika,, nënat dhe baballarët, punëtorët dhe të papunët, tatimpaguesit dhe pensionerët, qiramarrësit dhe pronarët. Prandaj vota jonë e lirë është e domosdoshme për ndryshim rrënjësor – qoftë në Kosovë, apo në Zvicër. Dhe në Kosovë ndryshimi vjen vetëm me Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka thënë Sadriu.

Share Messenger

Më të lexuarat