Deputeti slloven denoncon veten për vjedhje të një sandviçi dhe jep dorëheqje

288 Shares Share Messenger

Ky mund të jetë një shembull për tu ndjekur nga politikanet. Deputeti i i Kuvendit të Sllovenisë ka dhënë dorëheqje nga ky post vetëm pak orë pasi u ka treguar kolegëve të vet pa fshehur gjë se kishte realizuar “një eksperiment shoqëror”, duke shmangur arkën e shitore aty afër ndërtesës së Parlamentit, ku kishte marrë një sandviç.

Ai tha se po e denonconte vetveten publikisht meqë në shitoren aty afër kishte “përvetësuar një sandviç” dhe i pavërejtur kishte shmangur arkën, trasnemtton FishMedia.info.

“Prita disa minuta, por atje në pult ata po bisedonin, ndërsa mua askush nuk ma vari kujdesin. Për këtë shkak unë dola pa paguar. Dhe askush nuk më ndoqi ndonëse ka aq shumë videokamera për mbikëqyrje”, ka thënë Krajçiç, që është doktor i pylltarisë dhe docent në Universitetin e Lubjanës.

Kolegët në Këshillin parlamentar kishin kujtuar se ishte fjala për ndonjë barcoletë të pakripë./FishMedia/

Share Messenger

Më të lexuarat