Deputeti Shqiptar i drejtohet Baton Haxhiut : Je një turp i gazetarisë

377 Shares Share Messenger

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka replikuar sërish me Baton Haxhiun, në lidhje me importin e miellit kosovar në Shqipëri. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, e cilëson Haxhiun si një turp të gazetarisë, që mbron interesa të biznesmenëve të ndryshëm dhe vë gjoba.

“Baton!! Të korruptosh është e ndyrë, shumë e ndyrë. Rrënon një komunitet, një qytet, një shoqëri, një vend, një komb!! Për këtë do më vinte turp t’i përdorja gërmat e gjuhës shqipe! Është rasti më i ndyrë ku mund të përdorësh gërmat e shqipes që mund të të ndodhë. Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë. Je pjesë e një grupi të tërë që ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I vë gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që përfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies”, shkruan deputeti socialist.

Akuzave të Braçes se po mbron interesat e një oligarku, Haxhiu iu përgjigj me një shkrim “Të lexosh si i palexuar”.

“Është një hegjemoni e supozuar por, njëkohësisht, është edhe “ngjarje e pashembullt”: ajo e shndërron mendimin e leximit në një situate te guximit te papergjegjshem. Kur fjalitë s’kanë kuptim dhe mendimi dhe të lexuarit janë keqkuptim. Te dyja i kishte Erioni në postimin e tij” shkruante Haxhiu.

Më parë Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Braçe ka reaguar ndaj letrës së hapur që gazetari Baton Haxhiu i ka shkruar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta lidhur me ndalimin e miellit kosovar për në Shqipëri. Deputeti Braçe akuzon gazetarin Haxhiu se po mbron interesat e një oligarku.

“Ky tipi ta haje vete atë miell apo bukën me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Evropë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell me të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli të varfër? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çlidhje ka? Ky tipi që shkruan ka hallin e parave të oligarkut që mbron, jo të ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve të këtij vendi. Se çfarë vendi jemi ne e flasim herë tjetër, por ne s’mund të jemi vendi ku ky tipi dhe oligarkët e tij bëjnë para duke na shitur atë që se shesin tjetër kund”, shkruajti Braçe në postimin në Facebook të një prej miqve të tij në rrjetin social.

Share Messenger

Më të lexuarat