Departamenti amerikan i Mbrojtjes, publikon video edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës – Pamjet

145 Shares Share Messenger

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, ka publikuar një video në profilin zyrtar në Twitter, ku shihen se si ekipet e ushtrisë amerikane dhe zvicerane të deminimit që veprojnë në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it, bashkëpunojnë me ekipet e deminimit të Policisë së Kosovës.

Ky bashkëpunim mes ushtarëve amerikanë dhe zviceranë të KFOR-it me ata të Policisë së Kosovës, sipas postimit ka për qëllim të mat efikasitetin e pajisjeve që i përdorin gjatë aksioneve si dhe të shkëmbejnë idetë dhe procedurat që i aplikojnë, në mënyrë që në të ardhmen kur këto pajisje t’i përdorin njësitë tjera të funksionojnë plotësisht.

Videoja shfaq pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke demonstruar aftësitë e përdorimit të pajisjeve që përdoren për deminimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese.

Share Messenger

Më të lexuarat