Dënohet pesë ndeshje, ja çfarë shkruan në “Instagram” (Foto)

Share Messenger

Reali dhe Ronaldo kanë marrë një goditje të rëndë, pasi portugezi është dënuar me pesë ndeshje mos lojë pas kartonit të kuq dhe shtyrjes së gjyqtarit në “Camp Nou”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, është dënuar me 5 ndeshje mos lojë, 1 për kartonin e kuq dhe 4 për shtyrjen që i bëri gjyqtarit nga Federata e Futbollit Spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Lojtari ka qenë aktiv pak çaste më parë në rrjetet sociale, por nuk ka përmendur asgjë për dënimin dhe kartonin e kuq ndaj Barcelonës.

“Stërvitje e mirë këtë mëngjes. Ekipi fitues”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Ai do t’i humbasë sfidat ndaj Barcelonës, Deportivo La Coruna, Valencia, Levante dhe Real Sociedad.

Raportohet se Reali do të apelojë kartonin, por nëse refuzohet, atëherë CR7 do të rikthehet në aksion në La Liga me 20 shtator ndaj Real Betis.

Share Messenger

Më të lexuarat