Demantohet lajmi, Zaev nuk ka dhënë dorëheqje

Share Messenger

Gjatë ditës së sotme u raportua se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të ekzekutivit. Mirëpo një gjë e tillë është demantuar nga zyrtarë të partisë së Zaevit.

Në një përgjigje dhënë për Gazetën “Zëri” deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka thënë se një lajm i tillë është krejtësisht i pavërtetë.

“S’ka dhënë dorëheqje, dezinformatë është”, ka deklaruar  Zekiri.

Në medie sot u raportua se Zaev ka marrë vendim që ta lëshojë pozitën e kryeministrit pasi që vendet anëtare të BE-së nuk kanë arritur një marrëveshje për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Share Messenger

Më të lexuarat