Dëbohet nga restoranti vetëm pse fliste shqip edhe pse është reprezentuesi i Maqedonisë

Share Messenger

Reprezentuesi i Maqedonisë Veriore, Ezgjan Alioski ditën e sotme do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.
Në fakt, ai bashkë me familjen e tij sot ishte ulur në një restorant në Prilep, mirëpo në momentet që ata po flisnin shqip, personeli i restorantit e ka “lutur” atë që të largohet bashkë me familjarët dhe miqtë me arsyetimin se ata po flisnin shqip”, bën të ditur portali “sportmedia” transmeton gazeta KOHA. Lajmin e ka pohuar vetë Alioski.

“Jam vërtet i irrituar më atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për përfaqësuesen e Maqedonisë, vijë nga Anglia për të luajtur për këtë përfaqësuese, dhe e shihni se çfarë po përjetoj këtu. Në fakt kur me të afërmit e mi po flisja në gjuhën amtare, pasi që nuk fshihem se jam shqiptar, mu afrua një njeri dhe më tha se duhet ta lëshojë restorantin për arsye se dëgjoi se me cilën gjuhë po komunikoj me familjen time. Nuk kam fjalë, këtë nuk ia dëshiroj askujt”, u shpreh i revoltuar Alioski, i cili me sukses mbron ngjyrat e skuadrës angleze Lids.

Jo zyrtarisht, siç mëson gazeta KOHA, restoranti “La Strada”, ku Alisoki po qëndronte me familijarët dhe miqtë e tij, është i ish-futbollistit të “Slloga Jugomagnat” tani FC Shkupi dhe ish-reprezentues i Maqedonisë Veriore, Jane Nikollovski.

Share Messenger

Më të lexuarat