Daut Haradinaj atyre që po ikin: Kujtojeni Agim Ramadanin, ai e la Zvicrën për Kosovën

573 Shares Share Messenger

Deputeti Daut Haradinaj i ka replikuar deputetit të LDK’së Haxhi Avdyli i cili ka kritikuar rëndë Qeverinë Haradinaj për investimet në asfalt.

Ai ka thënë se këto ditë po e kujtojmë rënien e Agim Ramadanit dhe kushdo që lë vendin, duhet ta kujtojë Agim Ramadanin që la Zvicrën për Kosovën.

“Kushdo që ikë, duhet ta kujtojë Agim Ramadanin. Ai e ka lënë vendin e tij në Zvicër dhe është kthyer për ta mbrojtur vendin e vet. Ne e dimë që nuk është një qeveri e vetme shkaktar i krizës, ka shumë qeveri që janë fajtore për këtë. Nuk mundemi ne me akuzu vetveten kur, po më vjen keq tash për shembull Milaimi se shumë e çmoj e respektoj por keni kujdes kur fyeni”, ka thënë Haradinaj./

Share Messenger

Më të lexuarat