DARDANËT: Ja cilët qytete i themeluan

Share Messenger

DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës, Romës, Londrës, Parisit, etj…Dardanët ishin fis Trojanë dhe Ilir. Stabonin thoshte se : “Dardania e Azise së Vogël është themeluar nga Dardani i Ilirisë”.[1] Në botën antike Dardanët e Ilirisë me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njejtin emer që jetonte në Azinë e Vogël J-P.,dhe që emrin e të cilit e mori krahina e Dardanise nga rrjedh dhe sot emri i Dardaneleve.Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vëndosja e tyrë në Romë pas luftes së Trojës është përjetësuar në Eniadën e Virgjilit, ndersa emigrimi i tyrë më tej, për në Britani është përjetësuar nga Geofrey of Manmonths, me “Historia e mbreteve Britanik”.[2]

“Gjithnjë sipas legjendave greke disa gjurme Dardanin e bëjnë herë Arkadas, pra Pellasg, herë Kratas e herë Etrusk, pra ku shikohet në krye të zanafilles së qytetrimeve më të njohura të botës antike, si dhe të qyterimit botërore…” [3] Sipas mitologjisë greke Dardani ishte bir i Zeusit dhe Elektres bijës së Atlasit dhe vella i Jazonit dhe i Harmonise. I detyruar të linte vëndlindjen e tij Arkadinë ai shkoj në Frigji (Azinë e Vogel imi K.M) ku vendos Trojën në brigjët e Skamandres. Ai konsiderohet si stergjysh i fiseve Dardane që jetonin në faqet e malit Ida.[4]“Sidoqofte, Dardanët si bijë të pellasgëve dhe me nje shtrirje teper të gjëre (nga Azia e Vogël, Greqia, Ballkani Qendror e deri në Itali ), nuk i gjejmë vetem tek mitologjia greke por dhe ajo e Romakeve…”[5]

“Sipas tij (Homerit imi K.M.), Dardani kishte qënë mbret i parë i trojës dhe i kishte dhënë emrin qytetit të Dardanisë. Prandaj Priami dhe populli i tij quheshin Dardanë, bijë të Dardanit…” [6] “Edhe Hesiodi, bashkohes ose diç me i vjeter se Homeri dardanet do t’i pershkruajë bijë të pellasgut, që kishin qeverisur së pari Arkadine, si një vënd që ndodhej midis qëndrave Pellasgë të Argosit dhe Spartes ….[7] Gjithashtu sipas këtij shkrimtari të rendesishem te antikitetit (Hesiodit imi K.M.) … “thuhet se ky popull i lashtësisë u shpërngul në drejtim të përendimit në Azinë e Vogël dhe e lidhi fatin e vet ngushtësisht me Trojën një nga portat e së ciles e mori emrin «Porta Dardanë». Ndersa ngushtica në Gadishullin Ballkanik u quajt Dardanele dhe, duke shkuar më në Perendim, në pjesen qëndrore të Gadishullit (Kosova e sotme, bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë Jugore), themeluan shtetin e fuqishem Dardaninë, njerin ndër më të qëndrueshmit dhe më të rëndësishmit.” [8]

Këtu megjithatë, ndahet miti nga realitet historike sepse troja dhe Dardanët shkojnë thelle në histori dhe shihen të shfaqen si qytetrim midis shekujve XXVIII-dhe XXIII. p.e.s., kur kemi dhe kulmet e qytetrimeve Egjase të Trojës, nderkohë që lufta e imagjinuar e Trojës zhvillohet afro dhjetë shekuj më vonë…. [9] “Ato (Dardanët imi K.M.) do të jenë faktor i rëndësishem i antikitetit të hershem, veçmas pse me ta lidhet Troja dhe fuqia si «kështjelle Ballkanike» në Azi të Vogël [10],që do të sherbejë si urë lidhëse midis qytetrimeve të kohës së vjeter. Dardanët dhe Dardania me praninë e tyre teper të gjërë nga Ballkani Qëndror deri ne Azi të Vogël, me disa fise të tyre do të gjënden dhe në Italinë e Jugut dhe si faktor qëndror qe lidh Iliret me Thrakasit (këta të dytët sipas shumë indikacioenve, ka mundësi që të jenë të rrënjës pellasge), prej nga nuk do te mungojnë dhe kundrimet ku ata do të shihen here të « trakizuar»,herë të «Ilirizuar» e here si pjesë e etnicitetit të madh Ilir, por me pashë të veçantë brenda per brenda tij….”[11]./FishMedia.info/

Share Messenger

Më të lexuarat