Dardanët e Trojës ishin qendra, ose kryeqyteti i Perandorisë Trojano-Dardane – TROJA

144 Shares Share Messenger

Qytetërimi trojano-dardan, është një nga qytetërimet më të lashta dhe më të ndritura që kanjohur njerëzimi dhe së bashku me qytetërimet e Kretës dhe atë etrusk përbëjnë bazën e atij që quhet qytetërimi evropian, apo Perëndimor, pasi si qytetërimi grek, dhe ai romak nuk janë gjë tjetër veçse derivate të këtij qytetërimi.

Populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur nga autorët e antikitetit si populli i parë që ka banuar atë vend, që pas përmbytjes së madhe dhe Dardani si i pari njeri që ka indur në atë tokë. Të dhënat e tjera rreth tyre jepen nga Homeri dhe më pas nga autorët antikë.

Dardanët e Trojës ishin qendra, ose kryeqyteti i Perandorisë trojano-dardane që përfshinte të gjithë Azinë e Vogël me një influencë që shtrihej nga Gadishulli Ilirik deri në Evropën Perëndimore. Troja është qytetërimi më i lavdishëm i racës evropiane.

Nga Troja dhe rrethinat si Thraka, Iliria, dëshmohet se e kanë origjinën pothuajse të gjitha dinastitë dhe kombet e Evropës Perëndimore, kështu që, është e rëndësishme të përcaktohet se cilët ishin trojanët dhe çfarë etniciteti kanë pasur ata.
Popullsia trojane e Azisë së Vogël, ishte dardano-albane
Autorët antikë kanë sjellë një numër të madh faktesh direkt apo indirekt, të cilat, po tëlexohen me pak vëmendje, nxjerrin në pah origjinën e trojanëve.

Kur flasim për trojan kemi parasysh të gjitha fiset që popullonin Azinë e Vogël.

Faktet që tregojnë se popullsia e Azisë së Vogël është e një fisi me ilirët, dalin qartë nga të dhënat e historianëve antik.

Trojanët janë quajtur Dardanë nga Homeri dhe, sipas tij, janë të parët që kanë banuar në Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe.

Pas rënies së Trojës ka fakte që një pjesë e tyre u shpërngulën për t’u vendosur në vende të tjera të botës pellazgo-ilire apo albane.

Është fakt që ishte Ene Dardanidi ai që themeloi Romën. Është fakt që një fis ilir ka pasur emrin dardan. Ata jetojnë ende dhe sot në ato troje dhe quhen shqiptarë.
Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët e Ilirisë?
E përbashkëta e tyre është se ata ishin një popull dhe fakti që dhe sot flasin shqip, tregon që edhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë.

Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tek ilirët që ishin të së njëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtimtë atdheut të tyre.

Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirik ka shkuar nëTrojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjo mund të jetë e mundur.

Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotë se
“Dardani dhe Jasoni ishin dy vëllezër që jetonin në Samothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pas vdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë të malit Ide qytetin e quajtur sipas emrit të tij Dardania” .Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake.

Pra, dardanët ilirë janë quajtur si ilirë,thrakas e trojanë në të njëjtën kohë, rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midis thrakasve, ilirve dhe trojanëve.

Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhe sikur të kenë ikur nga Iliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasi bëhet fjalë për një popullsi të një gjaku dhe gjuhe që shtrihej nga Azia e Vogël deri në Evropën Perëndimore.

Sido të jetë pa dyshim që dardanët e trojës ishin dardanët e sotëm (Alban apo Shqiptarë).

Share Messenger

Më të lexuarat