Dalje më e madhe: Mbi gjysmë milioni kosovarë kanë votuar deri në orën 15:00

Share Messenger

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të tij ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës.

Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind nga totali i përgjithshëm, gjithmonë bazuar në të dhënat e dërguara në KQZ.

Përkthyer në numër deri tani kanë votuar më shumë se 500 mijë persona.

Këto të dhëna janë dërguar nga 83,67 për qind e vendvotimeve, ndërkohë të dhënat përditësohen nga KQZ-ja kohë pas kohe.

https://rezultatet2019.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=2&LangID=2

Share Messenger

Më të lexuarat