Dalin përgjimet, si planifikonte Thaçi ta anëtarësonte Lumezin në PDK (Video)

11 Shares Share Messenger

Përfshirjen e Aleksandër Lumezit në PDK, ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kishte planifikuar ta bënte përmes Kongresit, raporton KTV.

Në përgjimin e radhës, Adem Grabovci i kishte sugjeruar Thaçit se kjo edhe mund të bëhej përmes kryesisë, të cilën Thaçi do të ishte mirë ta bënte personalisht.

Ndërkohë, Kadri Veseli ka folur për herën e parë për përgjimet, ai nuk e ka mohuar diskutimin për përfshirjen e Lumezit në PDK, por ka thënë se është detyrë e partive politike të marrin kuadro të reja që sjellin rezultate.

Vetë Lumezi, në një intervistë ditëve të fundit, ka thënë se klanit “Pronto” i janë përzier kabllot, por rezultatet e kësaj afere do të shihen në janarin e 2018-ës.

Share Messenger

Më të lexuarat