Daçiq bëhet horë i kërkon autograf Donald Trump-it (Foto)

Share Messenger

Ishte pikërisht Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ishte protagonist i një situatë e cila ka shkaktuar të qeshura tek përfaqësuesit e shteteve të tjera.

Daçiq ka lëvizur nga karrigia e tij drejt vendit ku ishte i ulur, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar atij një autograf.

Më pas Daçiq është shprehur para Trump-it se kush në fakt është ai, përderisa ky i fundit ka ngritur super në shenjë mosnjohje por gjithsesi duke mos lënë pa nënshkruar letrën për të cilën edhe kishte ardhur Daçiq.Image

E sot, Daçiq ka zbuluar atë që sipas tij ka biseduar shkurtimisht me Presidentin e SHBA-së, në selinë e OKB-së.

Ai ka thënë se tubime të ndryshme ishin një mundësi për takime informate dhe bisedime, siç ishte takimi i tij i djeshëm me Trump-in.

“Unë edhe këtë herë para takimit kam biseduar me Boris Johnson për festimin e 108 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në Ministrinë e Jashtme, me Miroslav Lajçak mbi zbatimin e mundshëm të Kosovës për vëzhguesit në OKB, dhe presidentin e SHBA-së, Trump , të cilin e kam takuar katër vjet më parë. Kam sjellë fotokopje të faqeve të para të të gjitha gazetave tona kur ai është zgjedhur President”, ka thënë Daçiq.Image

Ndërkohë mediat serbe janë përkujdesur që fotografinë ku Daçiq ishte afruar tek Trump, ta bëjnë të turbullt apo njohur ndryshe si ‘blur’ në mënyrë që të mos vërehet se ai kërkoi një autograf.

Por Indeksonline posedon pikërisht fotografinë e momentit kur Ministri i Jashtëm i Serbisë i kërkon Presidentit të Amerikës një autograf.

Share Messenger

Më të lexuarat