Dacic: Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë dridhen dhe askush s’ka ç’ti bëjë një Haradinaj

Share Messenger

Serbia do të marrë pjesë në takimin në Paris nëse Prishtina e heq taksën në mallin serb, ka thënë Dacic, transmeton Gazeta Metro.

Sipas fjalëve të ministrit të punëve të jashtme të Serbisëm Serbia do të marrë pjesë në takimin në Paris nëse Prishtina e heq taksën në mallin serb, por është pyetje se kryetari francez Emmanuel Macron sërish mund të lejojë që fjala e tij nuk do të thotë asgjë në raport me “madhësinë e një Haradinaj”.

“Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë dridhen dhe askush s’ka ç’ti bëjë një Haradinaj. Dhe të gjithë presin që ne ta besojmë këtë përrallë”, ka thënë Dacic për RTS-në, transmeton B92. Ai ka përkujtuar se kryetari i Serbisë Alkesandar Vucic disa herë ka theksuar se Beogradi është i gatshëm të bisedojë nëse hiqen taksat.

Dacic ka thënë se bëhen presione të mëdha rreth takimit, se gjermanët flasin se nuk është e vërtetë se nuk kanë bërë presion mbi kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj.

Sipas fjalëve të tij, nuk janë të gjithë në botë të entuziazmuar me iniciativën e Parisit e të Berlinit, ndërsa që Uashingtoni, siç ka thënë ai, të shikojë nga anash për t’u përfshirë, nëse kjo nuk ia del. Po ashtu, ai ka shtuar se BE-ja po e pret përfaqësuesin e ri të lartë për politikë të jashtme e siguri.

“Në këtë çast është vështirë të thuhet se a do të ketë takim apo jo. Serbia sigurisht se do të marrë pjesë në të, ne do të marrim pjesë gjithkah, por është pyetje se a mund të lejojë sërish Macron që fjala e tij të mos thotë asgjë në krahasim me madhësinë e një Haradinaj”, ka thënë Dacic.

Share Messenger

Më të lexuarat