Dacic iu vërsul Vlora Çitakut, e quan të paturpshme

Share Messenger

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic vazhdoi polemikat edhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ku vetë ishte mjaft arrogant me sjelljet gjatë e pas mbylljes së mbledhjes.

Ministrit serb Dacic nuk i mjaftoi fjala në Këshill të Sigurimit dhe pas tij e nxitoi të flasë për televizionin serb RTS ku deklaroi se Çitaku provoi të thoshte se Serbia ishte shtet kolonialist në Kosovë. Si duket është prekur shumë e tha se “Si nuk ka turp të flasë ashtu, duke e ditur se kur flisni në këshillin e sigurimit para fuqive të mëdha kolonialiste të cilat kishin kolonitë e tyre anë e kënd botës dhe e dinë se çka është kolonializmi. Si mund të flisni ashtu para shteteve afrikane, amerikano jugore e aziatike të cilat u çliruan nga kolonializmi.”

Nuk u mjaftua me ‘vlerësimet’ Dacic e sfidoi Ambasadoren, Vlora Çitaku, që “të gjejë një monument nga Kosova të shekujve të 13, 14 apo 12, kur të e gjejnë një monument të tillë atëherë mund ta pranoj se kishte shqiptarë aty”.

Ministri Dacic shtoi se mbledhja e sotme është thirrur në 20 vjetorin aprovimit të Rezolutës 1244. Ai shtoi se i ka paralajmëruar se Prishtina po përgatit sulme në veri të Kosovës e tha se KFOR duhet të përgjigjet se a do të mbrojë popullin Serb apo jo, edhe pse ai nuk do të dëshironte, Serbisë i bie vendimi i vështirë se si do të reagojë në mbrojtje të popullit të vet.

Share Messenger

Më të lexuarat