Çorapet shumëngjyrëshe të George H.W Bush kanë një histori interesante!

14 Shares Share Messenger

Ish-presidenti, George H.W. Bush nuk ishte i njohur për sensin e tij të modës derisa ishte në detyrë, por e ndryshoi atë më vonë.Presidenti i 41-të, i cili vdiq të premten, kishte dëshirë për të veshur çorape interesante gjatë viteve të fundit duke zgjedhur modele të guximshme dhe ngjyra të ndezura për të gjallëruar kostumet e tij.Që kur filloi të përdorte një karrocë me rrota në vitet e tij të mëvonshme, këmbët e ish-presidentit ishin në qendër të vëmendje në ngjarjet publike.

“Më pëlqejnë çorapët shumëngjyrësh. Unë jam një njeri i çorapeve”, i tha mbesës së tij. Jenna Bush Hager, gjatë një shou në 2012.Çorapët e tij u bënë një temë e bisedës së vizitorëve të tij, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton kur demokrati vizitoi republikanin në qershor.

Bush pati publikuar një foto që tregon se kishte veshur një palë çorape me fytyrën e Clintonit kur pasuesi i tij e vizitoi atë

“Vizitë speciale sot nga një mik të madh – dhe tani, një autor bestseller. Për fat të mirë unë kisha një palë çorape të pastra me fytyrën e Bill Clinton për të shënuar këtë rast”, shkroi ai.Dashuria e tij për çorapët çoi edhe në lidhje të tij me disa kompani çorapësh, duke përfshirë edhe me një sipërmarrës që kishte sindromin Down, i cili hapi kompaninë e tij të çorapëve.Dashuria e tij për çorapët çoi edhe në lidhje të tij me disa kompani çorapësh, duke përfshirë edhe me një sipërmarrës që kishte sindromin Down, i cili hapi kompaninë e tij të çorapëve.Ai do të vazhdojë traditën e dërgimit të mesazheve me çorapët e tij edhe në udhëtimin e tij të fundit gjithashtu.Zëdhënësi i Bushit, Jim McGrath, publikoi një fotografi të hënën që tregonte çorapët që Bush do t’i vesh kur të shkojë në amshim, të cilët përmbajnë aeroplanë që fluturojnë në formacion.“Presidenti i 42-të do të shkojë në amshim i veshur me çorape që i atribuojnë shërbimin e tij duke filluar si një marins 18 vjeçar i luftës. Këtë trashëgimi tani do ta mbartin burra dhe gra trime në bordin @CVN77_GHWB duke kujtuar presidenti e 41-të”, në një postim të tij.

Share Messenger