Çka i ndodhi mbrëmë Leo Messit: E dëshmojnë këto pamje

Share Messenger

Lionel Messi më në fund ka debutuar në sezonin e ri 2019/20, duke e lënë pas lëndimin muskulor që e ka munduar për një muaj e gjysmë.

Messi u paraqit për Barcelonën në barazimin pa gola kundër Borussia Dortmundit të martën në Ligën e Kampionëve, kur u fut në minutën e 57-të në vend të adoleshentit Ansu Fati.

Ylli argjentinas e nisi takimin nga banka rezervë pas riaftësimit nga lëndimi që ia kishte pamundësuar paraqitjet për Barçën në të gjitha ndeshjet e deritanishme këtë sezon.

Ernesto Valverde kishte planifikuar ta përdorte kapitenin vetëm gjysmë ore në këtë takim dhe ashtu edhe ndodhi.

Por, ylli argjentinas pati një paraqitje të dobët, duke qenë ende prapa në nivelin e përgatitjes fizike.

Shikojeni përmbledhjen e disa veprimeve të tij ndaj Dortmundit.

Share Messenger

Më të lexuarat