Çitaku ia kujton Daçiqit se çka mund t’i ndodh në Amerikë nëse e dëmton dollarin

Share Messenger

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka cituar kryediplomatit serb Ivica Daçiq ligjin sipas të cilit ai mund të dënohej në SHBA.

Daçiq shkroi në kartëmonedhën amerikane 100-dollarësh “Kosova është Serbi”, dhe në shtetin serb pas tij filloi fushata që ky mbishkrim të hidhet në të gjitha kartëmonedhat.

Derisa shumë kosovarë iu kundërpërgjigjen, Çitaku i kujton diçka tjetër Daciqit.

“Do ta lë këtë këtu: Kushdo që i dëmton, i shpon, bashkon ose i ndanë, ose bën diçka tjetër në kartëmonedha, drafte, shkresa ose mjete të tjera bankare, të ndonjë shoqërie nacionale bankare, Bankës Federale të Rezervave ose Sistemit Federal të Rezervave, me qëllim që ato t’i bëjë të papërdorshme, duhet të dënohet nën këtë ligj ose mund të burgoset për jo më shumë gjashtë muaj, ose mund të marrë të dyja ndëshkimet”, ka shkruar diplomatja kosovare në Facebook.

Share Messenger

Më të lexuarat