Cili është portreti i çuditshëm i Gjergj Kastriotit që mban autorësinë e të madhit Rembrandt ?

44 Shares Share Messenger

Nga: Marin MEMA

A e kishit menduar Skënderbeun pa mjekrën e tij të plotë, por në vend të saj me mustaqe të holla, me flokët e dendur e të derdhur mbi shpinë, apo edhe me hundën jo në formën me kurrizin e zakonshëm, me të cilën jemi mësuar ta lidhim pamjen e tij?!

Piktori i shquar holandez Rembradt, i konsideruar në të gjithë botën si një gjeni, rezulton që të ketë autorësinë e një portreti të heroit tonë kombëtar Skënderbeut, tek i cili ai duket si përshkrimi më sipër.

Të dhënat mbi ekzistencën e këtij portreti janë bërë me dije pas hulumtimeve të studiuesit F. Andrea, i cili vëren se sipas verifikimeve të kryera, vendndodhja e veprës origjinale është në Muzeumin e Arteve të Bukura të Nansisë, në Lorenë të Francës.

sk

Për fat të keq, i klasifikuar herë pas here nga histori-grafia jonë thjesht si një vepër anonime, në realitet sipas përshkrimit të studiuesit Andrea, portreti i Skënderbeut është i stampuar në letër velini, i stërpikur me njollëza verdhane dëshmi e lashtësie.

Në përmasat 209×178 mm na paraqitet busti i heroit tonë kombëtar, me profil të kthyer nga ana e majtë, ndërsa e kuqja mendohet se është ngjyra e veladonit të veshur nga Skënderbeu.

“Scanderbec Roy d’Albanie” është titulli i veprës, i vendosur sipër portretit, ndërsa poshtë gravurimit, një shkrim i hollë, tërheq vëmendjen se nga stampa origjinale janë nxjerrë kopje me ngjyra.

Ndoshta duhet të mësohemi edhe më një imazh të tillë, të një Skënderbeu më të menduar, që është impenjuar të pozojë përtej vështrimit të thellë e të ashpër apo edhe me kapelën e çuditshme apo të veçantë për stilin e tij. Këto detaje padyshim që na ngacmojnë imagjinatën por përsëri biem dakord për madhështinë e figurës së tij.

A ka patur Gjergj Kastrioti edhe një pamje të tillë ndoshta në rininë e tij ? Apo kjo është thjesht një fantazi siç ka ndodhur edhe me disa portrete të tjera?/

Share Messenger