Challandes: Asnjëherë se kemi menduar që do të luftojmë me Anglinë për të parin e grupit

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbajti konferencë për media para ndeshjes ndaj Anglisë.

Bernard Challandes dhe Fidan Aliti u paraqitën para mediave.

Trajneri i Kosovës përgëzoi lojtarët për ndeshjen ndaj Çekisë dhe tha se duhet të luajmë me intensitet të njëjtë edhe nesër.

“Asnjëherë nuk e kemi menduar që do të luftojmë me Anglinë për të parin e grupit. Kur ishim në Dublin për hedhjen e shortit të gjithë thanë se Anglia do të jetë e para dhe Çekia e dyta, ndërsa përfaqësueset tjera më poshtë” – u shpreh Challandes.

I pyetur se si e parashikon ndeshjen e nesërme, ai tha se është vështirë të jap një mendim.

“Për mua si trajner është vështirë të jap parashikim. nëse them se do të synojmë fitoren shumë do të mendojnë se jam kapriçioz, por nëse them se nuk do të hyjmë për fitore atëherë më mirë e lë punen e trajnerit” – u përgjigj zvicerani.

“Pikëpytja e madhe është nëse do të jemi në gjendje ta ruajmë topin, të krijojmë aksione ndaj nje ekipi si Anglia. Do të perpiqemi të jemi kundershtarë të vërtetë të Anglisë, jo kundershtare të mëdhenj por kundershtarë të vërtet po. Nuk do të luajmë vetëm në mbrojtje por do të provojmë të luajmë futboll” – tha Bernard Challandes.

Share Messenger

Më të lexuarat