Çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave në botë?

15 Shares Share Messenger

Ju informojmë për takimet dhe ngjarjet më të rëndësishme që do të ndodhin ndërmjet datave 12 dhe 18 mars në Evropë, në Evroazi, në Azi-Paqësor, në Azi Jugore, në Lindjen e Mesme e Afrikën Veriore, në Amerikë, dhe në Afrikën nën Saharë.
Evropë

12 mars: Takohet Eurogrupi, për të diskutuar për Greqinë, për reformën e Unionit Ekonomik dhe Monetar, për inflacionin dhe për zhvillimet në bursa.

13 mars: Mban mbledhje Këshilli për Ekonomi dhe Çështje Financiare i Bashkimit Evropian, për të diskutuar për unionin bankar, për transparencën me taksa, për çekuilibrat makroekonomikë dhe për përgatitjet për samitin e G-20.

14 mars: Parlamenti i Gjermanisë voton formalisht për kandidaturën e Angela Merkelit për kancelare.

15 mars: Kancelari austriak, Sebastian Kurz, viziton Bullgarinë.

15 mars: Mbahet konferenca Roma II, për mbështetje për ushtrinë dhe për forcat e sigurisë në Liban.

15 mars: Zyrtarët evropianë dhe amerikanë takohen në Berlin, për të diskutuar për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Evroazi

Datë e pacaktuar: Shtetet e Bashkuara miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë.

Datë e pacaktuar: Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, dhe ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, vizitojnë Azerbajxhanin.

14 mars: Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, viziton Kazakistanin.

15 mars: Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, ai i Iranit, ai i Turqisë dhe ai i Gjeorgjisë takohen në Baku, Azerbajxhan.

16 mars: Ministri i Jashtëm i Iranit, ai i Rusisë dhe ai i Turqisë takohen në Kazakistan.

18 mars: Mbahen zgjedhjet presidencialet në Rusi.

Azi-Paqësor

Deri më 20 mars: Mbahet Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës; ka nisur më 5 mars.

Këtë javë: Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, viziton Japoninë.

11-13 mars: Ministri i Energjisë i Koresë së Jugut, qëndron në Arabinë Saudite, për të prezantuar një projekt për ndërtimin e dy reaktorëve bërthamorë.

12 mars-datë e pacaktuar: Shefi i agjencisë shtetërore koreanojugore të inteligjencës, dhe një zëvendëskëshilltar për siguri kombëtare vizitojnë Japoninë, Kinën dhe Rusinë, për diskutime për Korenë e Veriut.

16 mars: Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një mbledhje të ministrave të Jashtëm në Uashington.

16 mars: Hyn në fuqi Ligji për udhëtime SHBA-Tajvan.

17-18 mars: Australia organizon një samit me udhëheqësit e Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore, në Sidnei.

18 Mars: Përfundojnë Lojërat Paralimpike “Pyeongchang 2018”, në Korenë e Jugut.

Azi Jugore

12 mars: Senati i Pakistanit zgjedh kryetarin e ri.

12-15 mars: Me një takim me kryeministrin Shinzo Abe, përfundon vizita treditore në Japoni e presidentit të Shri Lankës, Maithripala Sirisena.

13 mars: Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif përmbyll një vizitë treditore në Pakistan, me takime me kryeministrin pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, dhe shefin e ushtrisë, gjeneralin Qamar Javed Bajwa.

Lindje e Mesme/Afrikë Veriore

15 mars: Përvjetori i shtatë i fillimit të luftës civile siriane.

Datë e pacaktuar: Aprovohet nga Kabineti buxheti i Libanit për vitin 2018.

Amerikë

13 mars: Ekuadori mban ankand për naftë dhe gaz natyror.

13 mars: Skadon armëpushimi i njëanshëm i Armatës Çlirimtare Kombëtare të Kolumbisë.

13 mars: Mban takim Banka Qendrore e Argjentinës.

Afrikë nën Saharë

12 mars: Unionet në Çad mbajnë protesta ulur për të rritur trysninë ndaj qeverisë qendrore.

13 mars: Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, përfundon turneun e tij njëjavor në pesë vende të Afrikës, me ndalesa në Çad dhe në Nigeri.

Share Messenger

Më të lexuarat