Çfarë kishte deklaruar para tri vitesh Remi, i akuzuari i parë, për Specialen?

Share Messenger

Ish-Komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi është raportuar sonte nga “Indeksonline” se do të jetë ndër të ftuarit e parë të Gjykatës Speciale

Por, çfarë kishte deklaruar ai për Specialen? Komandantit nga Llapi kishte shkruar para tri vitesh se kjo gjykatë do të merret më shumë me krimin e organizuar të pasluftës dhe me krimet ekonomike se sa me luftën e pastër të UÇK-së.

“Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend”, kishte thënë Remi, transmeton Indeksonline

Reagimi plotë:

Specialja përtej pretendimeve të periudhës së luftës!

Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt me të përfolurat apo pretendimet e kohës së luftës, për udhëheqësit e luftës për liri.

Në Kosovë, nga ana jonë nuk ka ekzistuar asnjë plan për krime lufte.
Bota demokratike e di këtë.

Gabime individësh ndodhin kudo, por rruga e vetme që këto gabime të trajtohen si të tilla është një vendim kredibil gjyqësor nga një gjykatë kredibile.

Nga ky proces nuk demtohet askush,

UÇK – ja, JO,JO e JO.

Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend.

Duke lejuar mundësi, janë përdorur mekanizmat e shtetit për të krijuar kapital të madh në duar të njerëzve jo meritor, monopole të cilat kanë deformuar tregun dhe kanë dëmtuar iniciativën e lirë.

Ligjshmëria duhet të shtrihet në vendin tonë dhe kjo nuk mund të bëhet pa veprimin e një mekanizmi gjyqësor të modelit perëndimor.

Unë besoj se kjo do të ndodhë, pra, do t’i hapet rruga zhvillimit të vendit dhe perspektivës për qytetarët tanë.

Share Messenger

Më të lexuarat