Çështje orësh! Ronaldo bëhet i Juventusit

36 Shares Share Messenger

Cristiano Ronaldo është vendosur të bashkohet me Juventusin për 100 milionë euro.

Ylli portugez ka rënë dakord për një marrëveshje 30 milionë euro- me Zonjën e Vjetër që ka ofruar një marrëveshje katërvjeçare për ish-yllin e Manchester United.

Sot Florentino Perez pritet të takojë Jorge Mendes në Madrid, ndërsa Andrea Agnelli duket se po fluturon në Greqi për të takuar Ronaldon i cili është në pushime pas Kupës së Botës.

Sipas Sky Sport, sot mund të jetë dita vendimtare për përfundimin e marrëveshjes dhe Real Madrid do ta lejojë portugezin të ik për Itali.

Sipas Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, Beppe Marotta ka konfirmuar se marrëveshja është afër) ndërsa Allegri ka bërë kontaktin e tij të parë me ish-yllin e Manchester United. Sipas La Gazzetta dello Sport, Allegri telefonoi Ronaldo javën e kaluar.

Share Messenger