Çdo 41 sekonda në botë shitet një Gollf!

135 Shares Share Messenger

I lindur për të zëvendësuar Vw Beetle, sot vetura Gollf, që festoi 45-vjetorin e krijimit, është në gjeneratën e saj të shtatë, ndërkohë që në horizont duket edhe Gollf 8.Një histori e shpikjeve të mëdha teknologjike.

Më poshtë renditen disa fakte interesante për këtë makinë:

Më 29 mars 1974 dilte nga fabrika e Volfsburgut (Gjermani) Volkswageni i parë Golf.
Ishte lindja e një fenomeni botëror, ku deri tani janë shitur 35 milionë të tilla.
Gjatë 45 viteve janë prodhuar çdo ditë 2 000 makina Golf, në Gjermani, Kinë, Brazil dhe Meksikë.
Kjo makinë eksportohet në 155 vende.
Çdo 41 sekonda në të gjithë botën shitet një Golf.
Gollfi më i fuqishëm është një GTI W12 me 650 kuaj fuqi.
mbetet makina më e besueshme në histori.
Në vitin 1993 një Gollf 1 arriti të bënte një milion kilometra.
Zotëruesit më të njohur të një Golfi janë ish-papa Benedikti XVI, që u quajt ndryshe ”Papa Golf”.
Kjo makinë u shit për 188 mijë e 938 euro.
Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ngarë një Golf.
Pas pak muajsh fillon gjenerata e tetë e Golfit.

Share Messenger

Më të lexuarat