Casillas: Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Share Messenger

Portieri spanjoll, Iker Casillas ka konstatuar në lidhje me futbollistin më të mirë në të gjithë historinë e futbollit botëror.

Edhe pse dikur kishte qenë shok skuadre me yllin portugez, Cristiano Ronaldo, Casillas ka cilësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë ndonjëherë.

Ish kampioni i botës me Spanjën ka një rekord negativ me argjentinasin pasi ky i fundit i ka shënuar më shumë gola se çdo futbollist tjetër në karrierën e tij.
Pas ndeshjes Atletico Madrid- Barcelona, ku Messi me golin e tij i dha tre pikët katalanasve, Casillas ka reaguar në rrjetin social “Twitter” duke thënë se një për të qenë fitues një ekip duhet të ketë portier madhështor dhe lojtarin më të mirë.

‘Një ekip për të qenë fitues duhet të ketë portier madhështor dhe një “GOAT” (lojtari më i mirë i të gjitha kohëve) Barcelona i ka të dy me Marc-Andre ter Stegen dhe Messin’, ka shkruar Casillas.

Ky konstatim i ish lojtarit të Real Madridit vjen një ditë larg dhënies së çmimit ‘Topi i Artë’. Kujtojmë që sot ceremonia e madhe për ndarjen e këtij çmimi prestigjioz në Paris të Francës, ku ndër favoritët për të fituar është Lionel Messi dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Share Messenger

Më të lexuarat