Cakaj: FSK meriton mirënjohje të veçantë, do të kujtohet me vlerësimin më të lartë në Shqipëri

Share Messenger

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës e meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë dhe atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.

Këtë Cakaj e tha përmes një postimi në Facebook, ku shkri për falënderimet që duhet bërë të gjitha shtetet dhe organizatat të cilat i qëndruan afër Shqipërisë qysh prej orëve të para pas tërmetit, ndërsa shërbimi i pjesëtarëve të FSK’së në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më të lartë.

‘Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare. Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj radhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha’, ka shkruar ai.
Kujtojmë se gjatë orëve të para të 26 nëntorit, Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballësh, i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe lëndime morën rreth 900 të tjerë.

Share Messenger

Më të lexuarat